Më 28.07.2025, rreth orës 22:30, në SPB Tetovë është paraqitur R.S. (59) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili ka raportuar se një plumb i padestinuar nga një armë zjarri ka dëmtuar çatinë e tarracës së shtëpisë së tij familjare, në momentin kur ai ndodhej atje së bashku me nipin e tij të mitur. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendngjarje dhe janë ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS