Më 15.07.2025, Stacioni Policor i Gazi Babës, nga Institucioni Ndëshkues-Korrektues i Burgut të Idrizovës, raportoi se gjatë kontrollit të H.A. (42) nga Shkupi, i punësuar si polic në Policinë e Burgjeve, u gjetën dy pako dhe dyshohej se ai po transportonte drogë informon Tetovasot. Zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës në SPB Shkup shkuan në vendngjarje dhe u përcaktua se pakot përmbanin lëndë bimore dhe një substancë pluhur të bardhë.
H.A. u ndalua dhe u mbajt në stacion policor, dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.TS