Ti rriten kompetencat Presidentit të Republikës. Posaqërisht Presidentit të zgjedhur me votat e qytetarëve në zgjedhje të fshehta dhe të drejtpërdrejta. Në këtë mënyre që nga viti 1998 zgjedhet edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presidenti i tillë duhet të ketë ndonjë kompetencë të rë
ndësishme, efektive dhe me peshë për tu vërtetuar ajo thënia se pushteti buron nga sovrani-qytetarët dhe ai u takon qytetarëve apo sovranit. Presidenti i Republikës që të mund të jetë faktorë i rëndesishem politik
në kierarkinë e funkcioneve dhe të funkcionarëve shtetror i njejti duhet të vendos per diçka të rëndë
sishme dhe të domosdoshme në skenën politike vendore. Sa u përket kompetencave të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut shumica e komentuesve ekspertëve dhe analistëve politik thonë se të njejtat janë simbolike apo jo fort të rë
ndësishme. Pra jo vetëm personaliteti por edhe kompetencat efektive e bëjnë të rëndësishëm Presidentin e Republikës.
Me këto kompetenca që i ka tani Presidenti i RMV-së ai/ajo nuk është as Mbretëreshë angleze kjo per faktin se Mbre
tëria atje ka rëndë
si shume të madhe, peshe specifike dhe reputacion të paparë në jetën politike dhe shoqerore të Mbretërisë së Bashkuar. Të shohim cfar kompetencash ka 1.Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në bazë të Kushtetutës dhe e ligjeve egzistuese të vendit. Presidenti i Republikës:
1.E përfaqson Republikën dhe qytetarët në mardheniet e brendshme dhe të jashtme. 2 . Presidenti i Republikës është Komandant suprem i forcave të armatosura. E përcakton mandatarin për formimin e Qeverisë. Por me këtë rast ky është i detyruar që të njejtin tia beson udheheqësit të partisë apo grupimit të partive që e kanë fituar shumicën e ulseve në Kuvend. Gjykuar në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të.mbajtura në vend. Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit të Sigurisë së RMV-së.Presidenti në lëmin e ligjvë
nies i nënshkruan dektetet për shpalljen e ligjeve. Presidenti mund të mos e në
nshkruaj dekretin e ndonjë ligji por kjo ka efekt të vetos se përkohshme e jo definitive.Kjo për faktin se nëse deputetet e Kuvendit Republikan e votojne serish te njejtin ligj me shumicën e duhur të votave ai është
i detyruar që ta në
nshkruaj dekretin e ligjit në fjalë. Presidenti ne rastet kur paraqitet ndonjë krize në skenën politike vendore si pasojë e mosmarrveshjeve mes forcave politike vendore të vetmen gjë që mund ta bën është të thirrë takim të liderë
ve. Më tej në rast të konflikteve eventuale mes Kuvendit dhe Qeverisë Kryeministri i RMV-së nuk mund ti kërkon Presidentit që ta shpërbën Kuvendin me qëllim që të bjerë edhe Qeveria për shkak se kjo duhet ta gëzon mbështetjen e deputetëve që të mund të qëndroj në skenën politike. Kjo ndodh për dy arsye:1.Për arsye se Republika e Maqedonisë ështe shtet me sistem politik gjysëm Parlamentar por edhe 2. Për arsye se Kuvendi në bazë të.zgjidhjeve egzistuese Kushtetuese dhe ligjore mund të vetshpartallohet e nuk mund ta shpartallon dikush tjetër me këtë rast këtë gjë nuk mund ta bën as Presidenti i Republikës.