NJPB Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër D.A. (27) nga Prilepi, nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale: “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “Mundësimi i përdorimit të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Ngjarja ka ndodhur më 27.11.2024 në qytetin e Prilepit, kur, sipas njoftimit zyrtar, “nëpunësit policorë kanë kryer kontroll në një automjet udhëtarësh të parkuar, i cili më parë ishte drejtuar nga i denoncuari”.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur dhe sekuestruar sasi të marihuanës si dhe një peshore digjitale. Po ashtu, gjatë të njëjtit veprim kontrollues, marihuanë është gjetur edhe tek bashkudhëtari i D.A., për të cilin hetimet tregojnë se substanca i ishte dhënë për përdorim nga vetë i dyshuari.

Prokuroria ka nisur procedurat për ndjekje penale ndaj D.A., ndërsa rasti mbetet në fazë hetimore.TS