Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, ka bërë të ditur se programi bërthamor i Iranit u “degradua” me një deri në dy vjet gjatë sulmeve ajrore të fundit të SHBA-së.

“Ne mendojmë ndoshta më afër dy viteve, sikur ta kemi degraduar programin e tyre”, u tha Parnell gazetarëve.

Parnell tha se vlerësimi i SHBA-së mbi dëmtimin e tre objekteve kryesore bërthamore iraniane mbetet i “pandryshuar”. Ai shtoi se lokacionet u “shkatërruan plotësisht”.

SHBA-ja hodhi gjashtë bomba bunker-shkatërruese në objektin bërthamor Fordo më 22 qershor dhe nisën dhjetëra sulme me raketa lundrimi nga nëndetëset në dy lokacione të tjera në Natanz dhe Isfahan në kuadër të fushatës së tyre kundër programit bërthamor të Iranit.

Një raund i gjashtë bisedimesh midis SHBA-së dhe Iranit ishte planifikuar për 15 qershor, por Izraeli nisi sulme ajrore mbi bazat ushtarake, bërthamore dhe civile iraniane më 13 qershor.