Prokuroria Publike ka ngritur akuzë kundër Aleksandar Nikollçev dhe Maja Karamanovas në cilësinë e të akuzuarve për sulmin ndaj ekipit të Televizionit Alsat më 9 korrik në depon për skrap të kompanisë “ASD METAL GROUP” në Vizbeg të Shkupit.

Organi hetues ka arritur ta vërteton veprën penale “pengim në kryerjen detyrës zyrtare” falë veprimeve që kanë ndërmarrë të dy tashmë të akuzuarit, që në fakt janë pronari dhe drejtuesja e kompanisë, depo e të cilës u përfshi nga zjarri. Hetuesit kanë zbardhur të gjithë skemën, përkatësisht versionin që Alsat e ka transmetuar tashmë disa ditë se si ka ardhur deri te sulmi ndaj operatorit Shenoll Hajredin.

“Gazetari dhe operatori kanë pasur karta identifikimi, kanë arritur në vendin e ngjarjes për të incizuar, por si fillim dy të akuzuarit i kanë thënë se nuk kanë leje për të incizuar sepse bëhet fjalë për pronë private dhe ata janë pronarë. Kur ekipi ka vazhduar të bën punë e tyre zyrtare, fillimisht gruaja e ka sulmuare fizikisht operatorin duke e goditur me këmbë dhe grusht, e ka kapur për fyti duke e rrëzuar në tokë dhe duke i dëmtuar kamerën”, thonw nga Prokuroria.

Veprimet e njëjta të dhunshme kanë vazhduar edhe kundër gazetarit Avni Tahiri të cilit i është marrë celulari në të cilin ka dëshmi nga sulmi dhe komunikimi me kërcënime për jetën dhe fyerje.
“Gazetari ka tentuar ta mbrojë operatorin dhe aparaturën dhe ka filluar të filmon me celular. E akuzuara e ka goditur edhe atë me këmbë, ia ka hedhur celularin në tokë dhe më pas ia ka marrë. Në këtë moment ka arritur edhe i akuzuari tjetër i cili ka filluar me kërcënime për jetën dhe fyerje, gazetarin e ka goditur me shuplakë dhe e ka larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet tutje nw njoftimin e Prokurorisw.

Vepra për të cilën akuzohen Nikollçev dhe bashkëshortja e tij, ndaj të cilëve janë vazhduar masat e njëjta të kujdesit, paraburgimi dhe arresti në kushte shtëpie parasheh dënime me burg nderi në 5 vjet. Jo zyrtarisht prokurorët e rastit janë duke shqyrtuar edhe rrethanat rënduese ndaj të akuzuarve si dëmi emocional dhe material ndaj ekipit dhe televizionit, pasiguria dhe ankthi ndaj familjarëve të ekipit dhe tentimi për të manipuluar dhe fshehur prova materiale. / Alsat.mk