Policia ka ndaluar pronarin e deponisë që po digjet për më shumë se dy orë në afërsi të Vizbegut, mëson 4NEWS.mk.
Në momentin e ndalimit, pronari i deponisë ka kundërshtuar arrestimin dhe ka ndodhur edhe një përleshje fizike me policinë.
Është sulmuar edhe një ekip televiziv që kishte mbërritur i pari në vendngjarje. Sipas informacioneve fillestare, njëri prej punonjësve të deponisë i ka sulmuar fizikisht gazetarët dhe ua ka thyer kamerën televizive.
Zjarri ende nuk është lokalizuar dhe ekziston rrezik që të përhapet drejt shtëpive përreth. Nëse lind nevoja, është e mundur edhe evakuimi i banorëve.
Aktualisht në vend intervenon një aeroplan zjarrfikës i tipit “Air Tractor”.