Më 16.07.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë, një person
46-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pronar i një firme private nga
Tetova, ka denoncuar se është mashtruar nga M.S. nga Tetova, i
cili përkohësisht qëndron jashtë vendit, ku është pronar i një firme
me të njëjtin aktivitet. Sipas denoncimit, në fillim të vitit 2025, M.S.
i ka kërkuar dhe janë dakorduar që t'i prodhojë materiale për një
shumë prej 20.450 franga zvicerane, pas së cilës materialet
përmes një firme tjetër private për transport janë dërguar jashtë
vendit dhe pasi është lëshuar fatura, M.S. përmes llogarisë
bankare i ka paguar vetëm një pjesë të parave në vlerë prej 5990
franga zvicerane. Siç është denoncuar, ai më pas ka tentuar të
kontaktojë me të, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve. Po merren
masa për zbardhjen e rastit.