Rami Mislimi

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot ka vizituar 155 të punësuarit në spitalin e Tetovës ku ka premtuar se pas nënshtrimit të testit administrativ, motrave medicinale do t’u jepen kontrata të përherëshme, duke i ikur fjalës “Vendime Pune” kjo shihet një mashtrim klasik me fjalë.
Por, në bazë të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik neni 34, paragrafi 3, nën paragrafi 1 ku bëjnë pjesë të punësuarit shëndetësorë dhe në në bazë të nenit 41 dhe 44 të po të njëjtit ligj, të gjitha punësimet realizohen përmes shpalljes publike.
Por, që një institucion të shpall konkurs publik paraprakisht duhet të ketë përgatitur plan punësimi dhe të ketë marrë pëlqim për të njëjtin nga Ministria për Administratë. Më pas, për çështjen e mbulimit të financave të këtij plani, duhet të marrë pëlqim edhe nga Ministria e Financave.
Pas kompletimit të fazës së parë, institucioni publikon thirrje (konkurs) përmes agresionit për administratë dhe shpall konkursin në 3 gazeta ditore, procedurë që zgjatë 15 ditë.
Pas kësaj faze vazhdon faza e selektimit, faza e testimit dhe në fund faza e intervistës që gjithsej duhet së paku 35 ditë duke mos i llogaritur ditët sa zgjat shpallja.
Por, pas kësaj faze aplikuesit kanë të drejtë edhe ankese ndaj vendimeve të marra dhe kjo mund të ndodh brenda 7 ditëve.
Megjithatë, ky proces pritet të bllokohet ngaqë vendi pritet t’i nënshtrohet procesit zgjedhor.
Më 8 gusht, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pritet t’i shpallë zgjedhjet lokale dhe siç parashihet edhe me ligj, nga momenti i shpalles së zgjedhjeve lokale deri në përfundimin e tyre, ndalohen punësimet dhe avansimet në institucionet publike.
Nga sot deri në ditën e shpalljes së zgjedhjeve na ndajnë jo më shumë se 13 ditë.
Azir Aliu luan me djerësn, dinjitetin dhe bukën e 155 motrave medicinale.