Izet Mexhiti, një nga liderët e koalicionit VLEN dhe njëheritë pretendent kryesor për ti prirë garës për komunën e Çairit, sot promovoi një investim prej 1 milion eurosh për restaurimin e Saat Kullës në zemër të Çairit, një projekt me rëndësi simbolike dhe zhvillimore për këtë komunë.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendje nuk ishte vetëm projekti, por mungesa e disa figurave kyçe të AlternAtivës, pjesë e koalicionit VLEN. Emra të njohur nga kjo parti por edhe të partive tjera pjesë e koalicionit nuk u panë në aktivitetin e sotëm, çka ka ngritur pikëpyetje mbi dinamikat e brendshme në koalicion në betejën për Çairin.
AlternAtiva, e cila prej fillimit ka qenë pjesë e koalicionit VLEN, gëzon një mbështetje të fortë brenda Çairit, zonë që konsiderohet si një nga bastionet e saja dhe aktivizimi i saj përbën përparsi për Mexhitin të cilin e pretë një betejë e nxehtë në tetor ku përballë do të ketë ish ministrit, Bujar Osmani, që do të garojë nën siglën e Frontit Evropian.
Mbetet të shihet nëse kjo distancë e Alternativës është për shkaqe objektive apo është ndonjë sinjal se brenda koalicionit ka mospajtime./zyrtare.net/