Më 29.07.2025, rreth orës 11:00, në DPB Gostivar është raportuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se tek ata është sjellë me lëndime personi R.Ç. (41) nga India, me qëndrim të përkohshëm në rajonin e Tetovës. Sipas raportit, lëndimet i janë shkaktuar gjatë kryerjes së detyrave të punës për një firmë ndërtimi në autostradën në ndërtim Gostivar–Kërçovë. Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer inspektimin në vendngjarje.TS