Qeveria rekomandon punë nga distanca dhe përjashtim nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç për shkak të valës së të nxehtit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, sipas parashikimeve të Entit Hidrometeorologjik, sot aktivizohet Faza 3 për parandalimin e pasojave nga vala e të nxehtit në shëndetin e popullatës. Kjo fazë do të zgjasë deri më 8 korrik.
Me propozim të Ministrisë, Qeveria miratoi disa rekomandime:
• Përjashtim nga puna për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, përveç të punësuarve në infrastrukturën kritike (shëndetësi, polici, ushtri, transport, energjetikë dhe ndërmarrje publike).
• Shtyrja e punës gjatë orëve kritike (11:00–17:00) për punëtorët e ekspozuar në nxehtësi direkte.
• Punë nga distanca, orar fleksibil ose i ndarë në ndërrime, aty ku është e mundur.
• Punëdhënësit duhet të sigurojnë kushte mikroklimatike në vendin e punës, me temperatura jo më të larta se 25°C, përveç në rastet kur natyra e punës kërkon ndryshe.
• Të gjitha institucionet shëndetësore, shtëpitë për të moshuar dhe institucionet arsimore të veprojnë sipas protokolleve të brendshme për situata krizash.
“Masat synojnë të ofrojnë mbrojtje të vazhdueshme dhe efikase të shëndetit të qytetarëve përmes veprimeve parandaluese dhe përgatitjes institucionale të duhur,” deklaruan nga Ministria e Shëndetësisë.
Maqedonia e Veriut, ashtu si pjesa më e madhe e Evropës Jugore, është goditur nga një valë ekstreme të nxehti, me temperatura që në ditët në vijim do të lëvizin nga 32 deri në 41 gradë Celsius në të gjithë vendin.