Qytetarët sot morën një mesazh ku thuhej se në shtet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe se lëvizja në pyje është ndaluar. Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) bën me dije se është një mesazh testimi që po testohet për të dërguar mesazhe alarmi në të ardhmen.

“Ky është një mesazh provë për të testuar mundësitë e dërgimit të mesazheve të tilla masive, të cilat në të ardhmen duhet të jenë pjesë e një sistemi të quajtur ‘transmetim celular’ ose dërgim masiv i mesazheve në rast situate krize.” tha QMK.

Ky sistem, i njohur si transmetimi celular, lejon që mesazhet emergjente të dërgohen për të gjithë përdoruesit e telefonisë celulare të vendosur në një zonë specifike gjeografike, pavarësisht nga operatori celular. Qëllimi i tij është të informojë dhe paralajmërojë në kohë dhe me efikasitet popullsinë në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh, fenomenesh të rrezikshme të motit ose situatave të tjera krize.

“QMKështë e përkushtuar për të prezantuar këtë sistem dhe aktivitetet tashmë janë nisur për të zhvilluar një studim fizibiliteti që do të vlerësojë fizibilitetin teknik, financiar dhe organizativ për zbatimin e tij,” shtoi QMK.

Futja e sistemeve të tilla nuk është vetëm një domosdoshmëri kombëtare, por edhe një detyrim sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian, i cili i detyron të gjitha shtetet anëtare të kenë një mekanizëm të tillë për alarmin masiv dhe informimin e qytetarëve në rast të gjendjeve të krizës.