Qendra e Menaxhimit të Krizave raporton se dje në vend u regjistruan gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat 5 janë ende aktive, 4 janë nën kontroll dhe 16 janë shuar.

Zjarret aktive janë në Komunën e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës, në Komunën e Prilepit, Komunën e Zhelinës, Komunën e Shtipit dhe Komunën e Makedonski Brod 2 – midis fshatrave Lokvicë dhe Krapa (pyll lisi i degraduar, shkurre dhe bimësi e ulët).

Nga QMK thonë se nën kontroll janë vendosur tre vatra zjarri, ndërsa plotësisht janë shuar më shumë se 10 zjarre.