Vendi po përballet me dhjetëra vatra zjarri, prej të cilave disa janë shuar e disa janë nën kontroll.

Me këtë rast Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me vlerësim se ekziston rrezik i lartë nga zjarret në Maqedoni ndaj ka bërë apel deri te qytetarët.

Apeli vjen ngaqë sot në shumë pjesë të vendit janë aktive disa vatra zjarri që po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.

Apeli i plotë:

“QMK u bën thirrje të gjithë qytetarëve:

Të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm,
Të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura,
Të raportojnë menjëherë çdo tym apo zjarr te autoritetet përkatëse.
Numri për kontakt emergjence:

112 – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK)”, thonë mes tjerash nga QMK-ja.