Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit me subjektin e tij të quajtur “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.
Ky vendim ka ardhur pas zhvillimeve të fundit në Kryesinë e PDK-së, e cila nuk e nominoi Lladrovcin edhe për një mandat tjetër për kryetar të Komunës.
Ky është postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN
Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës,
Paralajmërimet e hershme për rezultatet e votimit nga disa krerë të lartë të PDK-së,
Mungesën e përgjegjësisë dhe integritetit në vendimmarrje, lidhur me të ardhmen e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së në Drenas.

Mungesa e vendimit të drejtë dhe të arsyeshëm lidhur me nominimin e kandidaturës për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Drenas,
Të përfaqësimit të kontributit, meritokracisë dhe mbi të gjitha, respektin për arritjet në komunën dhe qytetarët e Drenasit,
Në kundërshtim me arritjet e Degës së PDK-së në Drenas dhe përpjekjeve për ta larguar udhëheqjen aktuale nga qytetari i Drenasit drejtë bedelëve,
Me shumë mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen dhe përkrahjen nga pjesa dërmuese e qytetarëve të Drenasit dhe më gjerë, nga të gjitha viset shqiptare.