Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot në Kuvend, bashkë me ambasadoren e Zvicrës, Sh.S. Veronique Hulman, është takuar me përfaqësuesit e IDSCS dhe NDI, të cilët prezantuan gjetjet nga dy raporte të rëndësishme, të cilat konstatojnë përmirësimin e perceptimit të qytetarëve për punën e Kuvendit.
“Kjo analizë u realizua në kuadër të Programit për Mbështetje Parlamentare dhe shqyrtuam rekomandimet që Kuvendi mund të përfitojë nga këto analiza. Gjithashtu, mirëprita një grup studentësh ndërkombëtarë, pjesëmarrës në Shkollën Verore të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Bashkëbisedimi me ta ishte frymëzues, me pyetje të mprehta, vizione të reja dhe shumë entuziazëm për të ardhmen”, ka shkruar Gashi.