Lojtarët e Real Madridit janë shpërblyer në mënyrë të drejtë si vlerësim për një sezon rraskapitës dhe për arritjen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Sipas gazetës spanjolle Marca, yjet e Madridit kanë marrë një bonus të majmë secili si shenjë mirënjohjeje nga gjigantët spanjollë, pavarësisht se nuk arritën objektivin për të fituar turneun veror të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Real Madridi arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, ku trajneri i ri, Xabi Alonso, u përball me një realitet të ashpër ndaj kampionëve të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain.

Skuadra franceze e poshtëroi ‘Los Blancos’ duke shënuar katër gola ndaj Thibaut Courtois, pa marrë asnjë gol në portën e tyre.

Megjithatë, nuk ishte një dështim i plotë për Realin, sidomos nga këndvështrimi financiar. 15 herë fituesit e Ligës së Kampionëve arkëtuan mbi 80 milionë euro të ardhura falë ecurisë deri në gjysmëfinale.

Klubi shpërndau një bonus marramendës prej 280,000 eurosh për çdo lojtar të ekipit të parë: 50,000 euro për kalimin e fazës së grupeve, 80,000 euro për fitoren në 1/16 dhe 150,000 euro për arritjen në gjysmëfinale.

Sipas raportit, ishin kapitenët e skuadrës që vendosën shumën përfundimtare të bonusit.

Ky shpërblim ishte një mënyrë e klubit për të treguar vlerësim dhe respekt ndaj përkushtimit të lojtarëve gjatë një sezoni tepër të lodhshëm.

Reali zhvilloi 68 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet dhe luftoi për shtatë trofe përgjatë sezonit.