Më 28 korrik 2025, në orën 08:35, në SPB Tetovë është paraqitur një denoncim nga B.B. (66) nga fshati Reçicë e Madhe, Tetovë. Ai ka raportuar se rreth orës 07:00 të mëngjesit është sulmuar fizikisht nga një person i njohur me inicialet N.”pnj” nga fshati fqinj, Reçicë e Vogël.

Sipas denoncuesit, konflikti ndodhi për shkak të marrëdhënieve të papastruara mes tyre, ndërsa agresori, përveç sulmit fizik, i ka marrë edhe automjetin e tij të tipit “Fiat”.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS