Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i priti sot në një takim studentët e
Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës të cilët u shpërblyen me Çmimin e Parë për Shkresat
më të Mira – “Best Memorial Award”, në kuadër të kompeticionit ndëruniversitar University Law
Competition 2025 të organizuar nga Halimi Foundation Institute në Tiranë.
Skuadra përfaqësuese e Fakultetit Juridik, në përbërje të studentëve Amra Azizi, Fadlan
Kadrija, Batije Aliji dhe Sejhan Zendeli, nën mentorimin e Prof. Dr. Arta Bilalli – Zendeli dhe në
bashkëmentorim të Doc. Dr. Njomza Selimi – Osmani dhe avokatit Ibraim Bajrami, u vlerësua nga
juria profesionale me çmimin e lartpërmendur për shkresat më të mira juridike.
Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli shprehu urimet dhe mirënjohjen e tij për studentët dhe
profesorët për këtë arritje duke vlerësuar se ky sukses është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm
dhe përgatitjes cilësore.
Ky kompeticion mblodhi së bashku 16 universitete nga hapësirat shqiptare, duke ofruar një
platformë të rëndësishme për zhvillimin e aftësive ligjore të studentëve për të promovuar mendimin
kritik, punën ekipore dhe aftësinë për të argumentuar juridikisht në mënyrë profesionale.