Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, u takua sot me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ku u diskutuan çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë bashkëbisedim, Rexhepi informoi ambasadorin për suksesin e arritur në mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të mërgatës shqiptare, duke parandaluar ndarjen diskriminuese në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë” – një veprim i nisur nga qeveria e kaluar, i cili me ndryshimin e pushtetit rrezikonte të kishte pasoja negative në evidentimin real të shqiptarëve në regjistrimin e fundit të popullsisë.

“ ëë ëë!⁣⁣ Sot pata kënaqësinë të takoj Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani, me të cilin bashkëbiseduam për çështje të rëndësishme që prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.⁣⁣
⁣⁣
Ndër të tjera, e informova ambasadorin për suksesin e arritur në mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të mërgatës shqiptare, duke parandaluar ndarjen në “rezident” dhe “jo-rezident”, një veprim që nga qeveria e kaluar jashta, ndarjes formale, nuk kishte impakt negativ në të drejtat e mërgatës në shoqëri, por me qeverinë e re veçse rrezikonte të cenonte numrin real të shqiptarëve të evidentuar në regjistrimin e fundit.⁣⁣
⁣⁣
Ky sukses vjen në një kohë kur qeveria aktuale po punon me ngulm për t’i zhbërë përfaqësimin shqiptar dhe të drejtat të fituara me shumë mund e sakrificë.⁣⁣
⁣⁣
Vazhdojmë të mbrojmë me këmbëngulje çdo të drejtë të fituar, sepse për ne statistikat nuk janë vetëm numra, por dinjitet dhe ekzistencë!“, – ka thënë Rexhepi pas këtij takimi.