Më datë 07.07.2025 në orën 17:40 në fshatin Senakos të
gostivarit, efektivët e policisë nga Njësia policore Gallatës kanë
privuar nga liria personat I.Xh. (64) dhe B.Xh. (25), të dy nga
fshati Senakos. Po atë ditë, rreth orës 15:10, ata janë raportuar
nga A.K. (28) nga fshati Banjicë e poshtme e Gostivarit, se rreth
orës 12:00, ndërsa po punonte në një objekt hotelerik përgjatë
autostradës Gostivar-Kërçovë, të dy e kanë sulmuar fizikisht dhe i
kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në
Qendrën e Emergjencës në Gostivar. Ata janë ndaluar në
stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të
përgatitet një parashtresë përkatëse.TS