Mbrëmë rreth orës 20:00 në Mitrovicë ka ndodhur një rrahje mes dy personave me ç’rast ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia me urgjencë ka reaguar dhe ka identifikuar të dyshuarit pasi të njëjtit ishin të përfshirë në rrahjen e ndodhur në rrugën “Nystret Musa” në zonën banuese në Tunelin e Parë.

Sipas njoftimit nga forcat e rendit, në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit ne posedim dhe gjatë bastisjes ne shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar:

Një pushkë gjuetie me 10 fishekë

Një pistoletë me 20 fishekë

Një armë AK 47 me 26 fishek

Një kafkë te pistoletës dhe

190 fishekë të kalibrave te ndryshëm.

Pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve”, “Përdorim i armës, dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa me aktvendim te prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh./Klankosova.tv