Një 25 vjeçar, që rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, teksa u largua me shpejtësi me makinën ku mbante snajper në Lezhë u vu në pranga dy vite pas ngjarjes.

Orgest Mehi, alias Orgest Shehaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shkruan topchannel, transmeton Klankosova.tv.

Më 18 dhjetor 2023 në Fushë Kuqe, i riu nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë në shërbim, për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi, me automjet.

Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com