Rusia ka njoftuar zyrtarisht se ka pranuar kredencialet e ambasadorit të ri afgan në Moskë, duke e bërë atë vendin e parë në botë që njeh qeverinë e udhëhequr nga talebanët në Afganistan.
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet: “Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit do t’i japë shtysë zhvillimit të bashkëpunimit produktiv dypalësh midis vendeve tona në fusha të ndryshme.”
Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Jashtme e Afganistanit, e cila bëri të ditur se ambasadori rus në Kabul, Dmitry Zhirnov, është takuar me ministrin e jashtëm të talebanëve, Amir Khan Muttaqi, për t’i përcjellë vendimin e qeverisë ruse.
Zhirnov e cilësoi këtë vendim si “një hap historik” në drejtim të forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.