Analisti Sefer Selimi ka ngritur akuza serioze ndaj institucioneve shtetërore gjegjësisht ndaj VLEN-it, duke i quajtur konkurset e punësimit të hapura në prag të zgjedhjeve si një mjet për të mashtruar qytetarët dhe për të grumbulluar mbështetje politike.
Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, Selimi tetgon edhe skemën e mashtrimit nga VLEN-i.
“Do të hapen shumë konkurse pune në institucione të ndryshme rastësisht, pikërisht para zgjedhjeve. Do të fillojë procedura e aplikimit, dhe do inkurajohen sa më shumë të aplikojnë. Shumë veta do t’i përgjigjen thirrjes sepse ‘konkursi është i hapur për të gjithë’. Për shkak të zgjedhjeve procesi do të pauzohet, ndërkohë të gjithëve do t’u premtohet punësim në këmbim të mbështetjes. Zgjedhjet do të përfundojnë… dhe pjesën tjetër e dini vetë.” ka shkruar Selimi
Sipas Selimit, kjo praktikë është një skemë e njohur politike që krijon shpresa të rreme për punësim, duke u kthyer më pas në presion elektoral ndaj aplikantëve për të mbështetur partinë në pushtet.
Ai thekson se kjo nuk është hera e parë që ndodh një valë e tillë e konkurseve para zgjedhjeve dhe i bën thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm për këtë manipulim
“730 konkurse x nga 20 aplikime = 15,000+ premtime për punësim, shko rrotullohu nga shtabi partisë pak tet shofin” thotë Selimi
Ndryshe sipas anketave të fundit VLEN pëson rënie drastike për shkak punsimve që bëjnë maqedonasit ndërsa shqiptarët presin pas dyerve. /TS/