Tifozët e Partizanit të Beogradit “Grobari” kanë shfaqur një banderolë me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në ndeshjen kundër AEK Larnaca.

Aktualisht, Partizani i Beogradit po përballet me skuadrën qipriotë, AEK Larnaca, në raundin e parë kualifikues në Ligën e Europës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë pa gola, por AEK është në avantazh falë fitores minimale në ndeshjen e parë.

E tifozët e Partizanit e bënë atë që e bëjnë pothuajse gjithmonë tifozët serbë.