Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se Izraeli dhe Siria janë në rrugën drejt “një shtensionimi real”, pas sulmeve ajrore izraelite mbi Damask.
Duke folur para gazetarëve, Rubio tha se ka pasur një “keqkuptim” me tyre, duke shtuar se “në orët e ardhshme, shpresojmë të shohim një përparim real”.
Në anën tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë thënë se po vazhdojnë të godasin objektivat ushtarake në jug të Sirisë, shkruan CNN
IDF tha ka goditur “disa automjete të blinduara të ngarkuara me mitralozë dhe armatim të rëndë” që ishin në rrugë për në zonën e Suweida-s.
“Përveç kësaj, janë goditur edhe pika zjarri, depo armësh dhe objektiva të tjera ushtarake të regjimit sirian në jug të Sirisë”, thuhet në reagim.