Shitja e parkingjeve dhe donacionet prej 800 mijë euro nga Serbia kanë ngjallur reagime të ashpra nga intelektualët në Tetovë. Së fundmi, intelektualja Arberesha Neziri ka reaguar ashpër ndaj këtyre që ajo i quan “skandale të mëdha” të kryetarit të Komunës, Bilall Kasami.

Sipas saj, “Mjerë Tetova me këtë udhëheqje”, duke shprehur zhgënjimin e thellë ndaj mënyrës së menaxhimit të qytetit. Në postimin e saj, Neziri ka bashkëngjitur edhe një fotografi të Kasamit, ku përflitet se ai planifikon të ndërtojë një Kishë Ortodokse në Tetovë me paratë e dhëna si donacion nga Serbia, që dyshimet dita ditës po rriten.

Nga ana tjetër, vetë Kasami nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me këtë fondacion, për shkak se kryeministri Hristjan Mickovski ia ndaloi të flas në lidhje me paratë nga Serbia.