Shkëndija barazon në udhëtim ndaj ekipit uellsian

Ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija ka barazuar në ndeshjen e parë ndaj ekipit uellsian, The New Saints në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Shkëndija në “Park Hall” në Oswestry barazoi pa gola.

Në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija do të ketë përparësinë e terrenit vendas dhe përkrahjen e tifozëve në synimin për të kualifikuar në raundin e dytë të garës më prestigjioze europiane.