Në Tetovë po ndizet përsëri ëndrra europiane! Shkëndija, krenaria e gjithë shqiptarëve, do të presë kampionët e Rumanisë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve – një sfidë e madhe, por jo e pamundur për zemrën që nuk dorëzohet kurrë!

Kjo nuk është thjesht një ndeshje futbolli. Kjo është histori, krenari, flamur në zemër dhe besim në sytë e mijëra tifozëve që e ndjekin skuadrën [;py dashuri e pasion. Shkëndija nuk hyn në fushë vetëm me 11 lojtarë – por me zërin e një kombi të tërë pas saj, me shpirtin e çdo fëmije që rritet me ëndrrën kuqezi në Tetovë, në Shkup, në Preshevë, në Prishtinë, Tiranë dhe çdo cep ku përmendet emri i saj.

Kampioni i Rumanisë është emër i madh, por kur Shkëndija luan në tokën e saj, çdo rival ndjen peshën e atmosferës, zjarrin e tribunës dhe grintën e një ekipi që nuk njeh dorëzim. Sepse Shkëndija nuk luan për pikë – luan për dinjitet, për emrin, për gjakun që vlon nga dashuria për këtë fanellë.

Tani është momenti. Tani është koha që çdo tifoz të bëhet lojtari i 12-të. Tani është koha që Shkëndija ta tregojë edhe njëherë se zemra shqiptare nuk trembet përballë askujt. Sepse kur luan Shkëndija, luan zemra jonë.

Përpara kuqezi! Përpara Shkëndija – Evropë, ne po vijmë!TS