Më 19.07.2025 në orën 14.54 në SPB Shkup nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” Shkup është denoncuar se u ishte sjellë me lëndime A.P. (27) nga Shkupi. Sipas denoncimit, A.P. ka pësuar lëndime rreth orës 01.00 në një park në lagjen Pintija, ku ai dhe shokët e tij S.S. (26), M.B. (24) dhe S.D. (28) ishin sulmuar fizikisht nga një grup më i madh personash, të cilët në sulm kanë përdorur disa sende. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS