Sot (17.07.2025) në orën 03.27 në SPB Shkup është denoncuar se në f. Rakotinc, rrethi i Shkupit, ka shpërthyer zjarr në ndërtesën e vjetër të shkollës fillore. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit Shkup, ndërsa gjatë intervenimit ka pësuar lëndime një zjarrfikës, i cili u dërgua në institucionin shëndetësor për dhënien e ndihmës mjekësore. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.