Më 07.07.2025 në orën 19:20 në rrugën “Strashko Pinxhur” në Kavadar, oficerët policorë të Njësisë Mobile për Siguri Rrugore arrestuan L.T. (43) nga Kavadari informon Tetovasot. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, oficerët policorë ndaluan një automjet pasagjerësh “Peugeot” me targa të Kavadarit, të cilin e drejtonte L.T. dhe pas marrjes së masave, u konstatua se i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht në gjakun e tij u mat 1.77 promil alkool.
Pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal.TS