Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër M.A. (66) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Lëshimi i çekut pa mbulesë dhe shpërdorimi i kartelës pagesore”. Në maj të vitit 2025, i denoncuari shpërdori kartelën pagesore të H.N. (81) nga Gostivari dhe kreu transaksione në disa lokacione, me ç’rast u pajis me përfitim të kundërligjshëm pasuror në shumën prej 8.000 denarë.TS