Sot (21.07.2025) në orën 07.16 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup ka shpërthyer zjarr në një autobus të NTP-së, të drejtuar nga S.B., ndërkohë që lëvizte në bulevard. Zjarri u shua nga S.B., e cila më pas është transportuar me automjetin e Ndihmës urgjente mjekësore në Klinikën e Toksikologjisë pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, për dhënien e ndihmës mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS