Vetëm në 10% të plazheve në Strugë dhe Ohër ka shpëtimtarë, gjë që e bën situatën më se shqetësuese. Në prag të fillimit të sezonit turistik, vetëm në një nga 15 plazhe në Strugë ka shpëtimtarë, ndërsa në Ohër në 11 nga 38 plazhe.
Kjo do të thotë se jo të gjithë ata që menaxhojnë me plazhet i respektojnë obligimet ligjore, ndërsa askush nga autoritetet kompetente nuk ndërmerr asgjë për t’i sanksionuar, megjithëse kjo situatë përsëritet çdo verë.
“Duhet të theksohet qartë për ato vende për not dhe plazhe që nuk janë të sigurta dhe që nuk kanë krijuar kushte për not, sport dhe rekreacion të sigurt, të vendoset në mënyrë të qartë një tabelë përkatëse dhe të thuhet se plazhi përdoret me përgjegjësi personale”, deklaroi Sasho Toçkov – kryetar i Kryqit të Kuq në Ohër.
Deri më tani, vetëm në Ohër kanë pasur tre intervenime dhe mbi 20 intervenime për dhënie të ndihmës së parë.
“Zakonisht gjatë fundjavës, kur ka më shumë notues, atëherë ndodhin intervenimet. Do të doja t’i lus qytetarët që të shkojnë në plazhe ku ka shpëtimtarë dhe të respektojnë rregullat e plazhit si dhe rekomandimet që i jep shpëtimtari”, tha Arsenij Gjorsheski – shpëtimtar.
Shpëtimtarët shpeshherë përballen edhe me intervenime për kërkimin e fëmijëve të humbur nëpër plazhe. /Alsat.mk