Dy ish-banoret e njohura të Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj dhe Kader Kicaj, po tregojnë se miqësia e krijuar brenda shtëpisë më të famshme në vend po vazhdon edhe jashtë saj.
Së fundmi, vajzat kanë vendosur të kalojnë disa ditë relaksi së bashku, duke shijuar një pushim të përbashkët larg angazhimeve të përditshme.
Përmes postimeve në rrjete sociale, ato kanë ndarë momente të bukura nga destinacioni ku ndodhen, duke rrezatuar lumturi dhe energji pozitive.
Shqipe dhe Kader po shkëlqejnë jo vetëm në stil dhe paraqitje, por edhe në ruajtjen e vlerave të vërteta të miqësisë.