Gjykata Themelore Penale në Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga Brazili për prostitucion në Shkup.

De Jesus Neves Marliene, shtetase e Brazilit, u dënua me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa të dyshuarin të tretë, Sabedin Demiri dhe të dyshuarit e katërt Nemanja Mihajlovski, shtetas të Maqedonisë së Veriut, u është shqiptuat aktvendim alternativ, gjegjësisht një vit burg dhe një vit e gjashtë muaj nëse kryejnë vepra penale në tre vitet e ardhshme.

Gjykata në seancën e sotme solli vendim që të ndahet procedura për të akuzuarin e dytë Maan Mahmalad, shtetas i Maqedonisë së Veriut, sepse vetëm ai nuk e pranoi fajin nga katër të dyshuarit.

Sipas akuzës për brazilianet u krijuan profile ku postoheshin numra telefoni, çmimet e shërbimeve seksuale dhe shërbimeve shtesë, si dhe foto me përmbajtje eksplicite.

De Jesus Neves Marliene, tha se i kontrollonte profilet, kontaktonte me klientë potencialë, organizoi orarin ditor të klientëve për secilën vajzë, si dhe ka përcaktuar kohëzgjatjen e shërbimeve, e cila lëvizte nga 150 euro për gjysmë ore, 200 euro për një orë, 300 euro për dy orë, 450 euro për tre orë dhe 800 euro për gjithë natën për shërbime seksuale, teksa nga fitimi total ajo ka ndaluar 30 për qind të shumës për vete.