Më 10.07.2025 në orën 11.50 në Vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria K.F. (56) nga Republika e Kosovës, për shkak se gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se automjeti i pasagjerëve “Xhip” me targa kombëtare gjermane që ai drejtonte figuronte në evidencën operative me kërkesë të Interpol-Gjermani dhe ishte lëndë e kërkimit. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë nga SPB Shkup për veprime të mëtejshme.TS