Më datë 09.07.2025 në orën 05:10, në Spitalin Klinik të
Tetovës, efektivët e polisë të Sektorit të Punëve të Brendshme të
Tetovës kanë arrestuar personin D.B.F.R. (53) nga Republika e
Italisë, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se në
Tetovë, kishte kryer dhunë në familje ndaj gruas së tij 50-vjeçare.
Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme
dhe kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.TS