SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.K. (56) nga Republika e Turqisë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentit”. Më 02.07.2025 në Vendkalimin kufitar “Deve Bair”, në hyrje të shtetit, i denoncuari, i cili ka drejtuar një mjet transportues mallërash dhe një mjet tërheqës me targa kombëtare turke, paraqiti për kontroll karton të gjelbër të falsifikuar ndërkombëtar.TS