SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër S.K. (72) nga Shtipi, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja dhe mundimi i kafshëve”.
Sipas autoriteteve, më 14.04.2025, në fshatin Trogerc i Poshtëm, në rrethin e Shtipit, i denoncuari në dy raste të ndara ka hedhur ushqim të helmuar, me ç’rast janë helmuar dy qen në pronësi të shtetasit T.S.
Ngjarja nuk përfundon aty. Më 06.07.2025, sipas kallëzimit penal, S.K. e ka goditur për vdekje një qen tjetër me një automjet pasagjerësh.
Policia ka përfunduar procedurat hetimore dhe ka dorëzuar kallëzimin penal për rastin, ndërsa pritet që organet kompetente të ndërmarrin veprimet e mëtejshme ligjore.TS