Kandidatja e LSDM-së për kryetare të Shkupit, Kaja Shukova,ka vizituar tregun në Taftalixhe së bashku me Maja Mojosova, kandidate për kryetare të komunës së Karposhit.
“Sot ishim në tregun Taftallixhe së bashku me Maja Mojosova, kandidaten tonë për Karposh. Dëgjuam nga afër problemet e shitësve të tregut”, tha Shukova.
Ajo theksoi se kushtet e punës janë të këqija, veçanërisht në temperatura jashtëzakonisht të larta.
“Në temperatura kaq të larta, është e vështirë të ulesh në një tezgë gjithë ditën, nuk kanë kushte, por duhet të jenë aty. Ata punojnë shumë, me ndershmëri dhe meritojnë kushte më të mira pune.”
Kërkesa kryesore që u theksua nga shitësit është e qartë:
“Kërkesa më e zakonshme që dëgjuam ishte e thjeshtë – një treg i mbyllur me kushte normale pune.”
Në këtë drejtim, Shukova theksoi se zgjidhja është tashmë pjesë e programit të saj.
“Në programin tim, kam projekte specifike për mbylljen dhe modernizimin e tregjeve të qytetit. Tregjet do të jenë hapësira të gjalla, të sigurta dhe funksionale si për shitësit ashtu edhe për blerësit”, tha Shukova.