Në një numër i lartë i fëmijëve të rraskapitur nga uria kanë mbushur qendrën kryesore të urgjencës për fëmijët e kequshqyer në Gazën veriore. Mjekët thonë se simptomat po përkeqësohen, me fëmijë shumë të dobët për të qarë ose lëvizur.

“Është situatë katastrofike në Gaza, nga keq në më keq. Nuk e kemi mbaruar ende korrikun dhe tashmë kemi pesë vdekje”, tha Rana Soboh, nutricioniste në organizatën MedGlobal .

Prindërit thonë se nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për të ushqyer fëmijët e tyre, të cilët po iu vdesin në duar.

“Fëmija po vuan nga mungesa e ushqimit dhe pijeve. Nuk ka ushqim, asgjë për të pirë. Çdo gjë është shumë e shtrenjtë. Mielli është i shtrenjtë, madje edhe uji, ne kalojmë dy ose tre orë duke mbushur një kovë, vetëm një kovë”, tha Mahoud Abu Ful, prind.

Në tre javët e fundit, të paktën 48 persona vdiqën nga shkaqe që lidhen me kequshqyerjen, përfshirë 28 të rritur dhe 20 fëmijë, tha një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së thotë se gati 100,000 gra dhe fëmijë kanë nevojë urgjente për trajtim për kequshqyerjen. Izraeli ndërpreu plotësisht hyrjen e ushqimit, ilaçeve, karburantit dhe furnizimeve të tjera në Gaza për 2 muaj e gjysmë duke filluar nga marsi, duke thënë se synonte të ushtronte presion mbi Hamasin për të liruar pengjet. Gjatë kësaj kohe, ushqimi kryesisht mbaroi për grupet e ndihmës dhe në tregje, dhe ekspertët paralajmëruan se Gaza po shkonte drejt një urie të plotë.