Me rastin e Takimit Ministror të Dialogut të Qytetërimeve Globale, CGTN dhe Universiteti Renmin i Kinës kryen së bashku një sondazh me 12 302 pjesëmarrës nga 41 vende të botës. Sondazhi tregon që pjesëmarrësit e pranojnë gjerësisht se shkëmbimet dhe mësimet e ndërsjellta ndërmjet qytetërimeve janë forcë kryesore nxitëse për përparimin e qytetërimit njerëzor dhe arritjen e paqes e të zhvillimit botëror. Ata e vlerësojnë pozitivisht rolin kryesor të trashëgimisë dhe risive kulturore për përparimin e modernizimit njerëzor.

Nga konsensusi në veprim: Nisma e Qytetërimit Global merr vlerësim të gjerë.

Kina ofruar bashkësisë ndërkombëtare pas Nismës së Zhvillimit Global dhe Nismës së Sigurisë Globale, Nisma e Qytetërimit Global, propozime thelbësore lidhur me trajtimin nga bashkësia ndërkombëtare të sfidave globale, e cila është vlerësuar gjerësisht nga pjesëmarrësit në sondazhin e CGTN-it. 90.8 % e tyre janë dakord se respekti për larminë e qytetërimeve është një parim themelor i bashkësisë ndërkombëtare, 90.2 % besojnë se trajtimi i sfidave globale kërkon përpjekje të përbashkëta nga të gjitha vendet, pasi asnjë vend nuk mund të mbetet i paprekur, 88.5 % thonë se risitë dhe ruajtja e kulturës kanë të njëjtën rëndësi dhe 89.4 % kërkojnë forcimin e shkëmbimeve kulturore ndërkombëtare për të nxitur njohjen e ndërsjellë ndërmjet popujve.

Nga ruajtja te risitë: modernizimi kinez pasuron kuptimin e modernizimit.

Gjatë zhvillimit të modernizimit në shoqërinë njerëzore, shkëmbimet dhe mësimi i ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve kanë luajtur vazhdimisht një rol të pazëvendësueshëm. Në sondazh, 89.8 për qind e atyre që u përgjigjën e pranojnë që shkëmbimet ndërmjet kulturave të ndryshme nxisin përparimin e përbashkët të njerëzimit. Një ide e tillë pranohet nga 91.8 për qind e pjesëmarrësve në sondazh të grupmoshës 18-24 vjeç dhe 91.6 për qind e grupmoshës 25-34 vjeç. Ndërkohë, 85.9 për qind shprehen se praktikat e modernizimit nëpër vende të ndryshme e pasurojnë larminë e qytetërimeve njerëzore, dhe 89.4 për qind janë të mendimit që shkëmbimet njerëzore ndërkombëtare kontribuojnë në shtimin e njohjes së ndërsjellë mes popujve të të gjitha vendeve.