“Kina dhe Europa, si dy figura të mëdha në bashkësinë ndërkombëtare, duhet t’i mbajnë marrëdhënien e tyre dypalëshe në rritje, në drejtimin e duhur dhe duhet të punojnë së bashku për t’i çuar ato drejt një periudhe edhe më të ndritshme në 50 vitet e ardhshme”. Kështu i vlerësoi Presidenti Xi Jinping marrëdhëniet Kinë-BE, gjatë takimit me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin. Takimi midis liderit të Kinës dhe atyre të Bashkimit Europian ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare.

Një sondazh i publikuar nga CGTN mblodhi përgjigjet e 3.895 pjesëmarrësve nga 10 vende evropiane. Të anketuarit vlerësuan pozitivisht arritjet e modernizimit të Kinës, shprehën optimizëm për situatën aktuale dhe prespektivat e marrëdhënies Kinë-BE dhe u bënë thirrje vendeve evropiane të punojnë me Kinën për të çuar përpara multilateralizmin.

Mbi 60% e të anketuarve thonë se tregtia me Kinën është e dobishme

Të dhjeta vendet bien dakord që tregtia me Kinën sjell përfitime, me një shkallë mesatare miratimi prej 65.2%, me Spanjën (73.3%), Serbinë (72%) dhe Mbretërinë e Bashkuar (70.7%) që tregojnë mbështetjen më të lartë. Të anketuarit nga Mbretëria e Bashkuar (72.1%), Gjermania (64%) dhe Franca (63%) mbështesin fuqimisht ruajtjen e lidhjeve të shëndosha ekonomike me Kinën. Përveç kësaj, 67.3% e të anketuarve e njohin tregun e gjerë të Kinës si një mundësi kyçe për bizneset evropiane.