SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër Xh.K. (36) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Më 28.03.2025, në Shkup, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, gjatë të cilit u gjetën dhe sekuestruan sasi të kokainës dhe MDMA-së.
Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa ndaj të dyshuarit do të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.