SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër V.Z. (52) nga fshati Trebovlë, komuna e Makedonski Brodit, si dhe kundër një personi juridik me seli në fshatin Bërvenicë, rrethi i Tetovës, pronë e D.S. (56) dhe N.J. (50), të dy nga Bërvenica.

Kallëzimi është bërë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Vepra të rënda kundër sigurisë publike” dhe “Shkaktimi i rrezikut gjatë punimeve ndërtimore”.

Sipas hetimeve, i denoncuari V.Z., duke drejtuar një makinë pune – ekskavator, në pronësi të personit juridik, është përplasur me një automjet pasagjerësh, ku bashkudhëtarja ka pësuar lëndime trupore.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive ligjore.TS