SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër L.R. (46) nga fshati Poroj, rrethi i Tetovës, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Më 17.03.2025, i denoncuari ka shtënë me pushkë pneumatike, duke shkaktuar lëndime tek Q.R. nga Tetova.

Personi u privua nga liria, ndërsa nga ana e policisë u konfiskuan pushka pneumatike, leja e armëmbajtjes dhe kutia me diabola.

Hetimet dhe procedurat ligjore vazhdojnë.TS